
Inter po kërkon ta përforcojë edhe më shumë fazën e sulmit.
Skuadra e Antonio Conte dëshiron të përforcojë akoma fazën ofensive, tashmë me emrin e yllit të Chelsea që prinë në listën e dëshirave.
‘Telegraph’ shkruan se Inter janë favoritët për nënshkrimin e yllit të Chelsea, Olivier Giroud, transmeton lajmi.

Giroud është i vendosur të fitojë një vend në kombëtaren e Francës për Euro 2020, dhe ndihet se ka nevojë të largohet nga Cheslea, për të fituar minuta.
Emri i lojtari është lidhur edhe me skuadra si Aston Villa e Neëcastle, por duket se ata nuk do të kenë shanse në garë me ‘Zi kaltrit’ e Italisë.
Konkurrenca që Inter po bën për titullin e Serie A duket t’i ketë lënë përshtypje Giroud, para luftës për mbijetesën në Premierligë.