Festë në Liverpool, Mac Allisterit i hiqet kartoni i kuq që mori ndaj Bournemouthit

22:42 | 22 Gusht 2023

Mesfushori i Liverpoolit, Alexis Mac Allister ishte ndëshkuar me karton të kuq ku ishte pezulluar për tri ndeshjet e radhës, por tani ky karton është anuluar nga FA.

24 vjeçarit i ishte dhënë karton i kuq direkt për ndërhyrjen e tij në Ryan Christie të Bournemouth të shtunën në minutën e 58-të. Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tha pastaj se do ta shikojnë së sa ishte ky vendim “i ashpër” dhe se skuadra e tij ishte “dënuar mjaftueshëm” nga ky përjashtim.

Por, pasi e kanë apelur vendimin në FA në fillim të kësaj jave, suspendimi për tri ndeshje i Mac Allister është anuluar, me argjentinasin që tani mund të luajë kundër Neëcastle United kur Reds e vizitojnë këtë skuadër për ndeshjen e radhës në Premier Ligë që do të luhet të dielën në mbrëmje.

“Një Komision i Pavarur Rregullativë e ka larguar suspendimin me tri ndeshje të Alexis Mac Allister duke e cilësuar atë si të padrejtë. Mesfushori i Liverpoolit u përjashtuar për shkak të një fauli të cilësuar të rrezikshëm në ndeshjen e Premier Ligës kundër Bournemouth të shtunën më 19 gusht”, thuhet në deklaratën e federatës.

Reds shpresojnë që ta vazhdojnë ecurinë pa humbje në Premier Ligë këtë sezon derisa i pret një skuadër e vështirë si Newcastle, ndeshje kjo në kuadër të xhiros së tretë të Premier Ligës.

Komento: