Festë në Paris, Messi zhvillon stërvitje normale me PSG-në

22:18 | 26 Shtator 2021

Sulmuesi Lionel Messi ishte në gjendje të bëjë stërvitje normale me lojtarët e PSG-së para ndeshjes së radhës.

Ky është lajm i mirë për klubin francez, ngase argjentinasi mungoi në dy takimet e fundit.

PSG do përballet me Man Cityn të martën në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Ende nuk është e garantuar nëse Messi do jetë gati për ndeshjen e madhe dhe vendimi përfundimtar nuk do jepet deri në ditën e fundit.

Messi u lëndua në fitoren e PSG-së ndaj Lyonit, kurse tutje mungoi ndaj Metz dhe Montpellier.

Por, ky nuk është i vetmi problem te PSG, ngase dje Kylian Mbappe ishte filmuar derisa ankohej se Neymar nuk po i pasonte topin mjaftueshëm.

Komento: