Fifi bën hapin e madh pas lindjes së djalit

23:13 | 27 Prill 2023

Pas lindjes së djalit Fifi lanson këngën “9”.

Para dy dite këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi u bë nënë për herë të parë duke lindur djalë të cilin e pagëzoi me emrin Theo Mal.

Këngëtarja, e cila pavarësisht shtatzënisë ka qenë shumë aktive në skenë, ka zgjedhur që pas dy ditësh të lindjes së djalit të saj të lansojë këngën “9”.

E pas lansimit të kësaj kënge këngëtarja ka treguar se kujt i dedikohet ajo.

“Kënga e 9 me titull “9” … edhe ni tjetër për dashninë tonë”, ka shkruar ajo poshtë një fotografie me burrin e saj Adis Patushi.

Komento: