Fifi e takon rastësisht në diskotekë Granitin, përqafimet e tyre nuk kanë të ndalur

22:58 | 16 Dhjetor 2021

Filloreta Raçi, e njohur ndryshe me emrin e artit Fifi, ka qenë një nga banorët më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Edhe pse fansat e saj e donin sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo vendosi që të largohej që të kujdesej për veten.

E në largimin e saj ajo insistoj sidomos pas daljes së Granitit, djalshin nga Prishtina në të cilin Fifi kishte nisur të dashurohej, përcjell ORAinfo.

E tani kur kanë kaluar disa javë që ajo ka dal nga shtëpia e Big Brother VIP, Fifi është takuar në një ndëjë me Granitin.

Ata kanë publikuar disa video ku shfaqen në disponim shumë të mirë me njëri tjetrin, ku nuk munguan as përqafimet.

Për me tepër shikoni videot e takimit të tyre… /ORAinfo/

Komento: