Fifi harron Granitin, del me Yll Limanin

22:28 | 11 Dhjetor 2021

Derisa fansat presin foto me Granitin, Fifi poston foto me Yll Limanin.

Këngëtarja kosovare Fifi kohët e fundit është shndërruar në emrin më të lakuar në mediat rozë.

Fifi e cila po ashtu ishte pjesë e Big Brother Vip bëri që publiku të dashurohej pas karakterit të saj si një nga banoret më të sinqerta aty brenda, shkruan lajmi.net.

Ajo u bë jo pak e përfolur edhe për shkak të raporteve me Granitin të cilat më pas u shndërruan më shumë në miqësore.

Ishte Graniti ai i cili para pak ditësh në një intervistë tregoi se takimi i tyre i parë jashtë shtëpisë nuk shkoi mirë, ai priste përqafim dhe foto me Fifin por nuk ndodhi.

E një foto bashkë nga ata dy po e presin tash e sa kohë edhe fansat të cilët po ia kërkojnë publikisht këtë gjë Fifit.

Siç duket ajo sonte ka zhgënjyer pak fansat e saj dhe të futbollistit teksa postoi foto me mikun e saj Yll Limanin.

Mbase së shpejti do ta kemi ndonjë bashkëpunim kjo mbetet për tu parë ditët në vijim.

Komento: