Fifi zbulon ‘sëmundjen’ e saj më të madhe – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fifi zbulon ‘sëmundjen’ e saj më të madhe

18:16 | 15 Tetor 2021

Fifi thotë se është e ‘sëmurë’ pas këpucëve: Kam 130 palë, nuk di çfarë të zgjedh.

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fifi po vazhdon garën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”.

Ajo ka vazhduar me rrëfimin e historive nga jeta e saj private, duke mos i kursyer as ato nga më të ndjeshmet dhe personalet.

Por, në një diskutim të radhës mes saj dhe dy banorëve të tjerë, Graniti dhe Semin, Fifi ka treguar se është adhuruese e madhe e këpucëve dhe atleteve.

Këngëtarja ka shpjeguar se në shtëpinë e saj ajo mban një dollapë të madh, në të cilin i ka deri në 130 palë këpucë dhe minimin 70 palë atletet.

“Jam e sëmurë, psikopatë pas atleteve dhe çorapeve, unë shkojë për të blerë bukë dhe e shoh një dyqan , ndalem dhe blejë çorapë, pastaj kujtona që kam patur për të blerë bukë”, ka thënë Fifi ndër tjera.

Ndërkohë, kujtojmë që Fifi mbetet në qendër të vëmendjen edhe për marrëdhënien e saj me ish-futbollistin, Granitin, me të cilin është parë e afërt që nga fillimi i spektaklit, duke bërë të spekulohet se ata mund të jenë një çifti në të ardhmen.

Kujtojmë që ende nuk është eliminuar asnjë banorë që nga fillimi i këtij spektakli, por kjo pritet të bëhet së shpejti, pasi disa banorë tashmë janë hedhur në votim për t’u larguar.

Shikoni videon KËTU.

Komento: