‘Filizi’ kaq shumë ka ndryshuar, nuk do ta njihni më – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

‘Filizi’ kaq shumë ka ndryshuar, nuk do ta njihni më

23:26 | 07 Korrik 2022

“Filizi” nga seriali “Jetë e hidhur” nuk njihet më.

Seriali “Jetë e hidhur” vazhdon ende të mbetet njëri ndër serialet më të komentuara në kinematografinë turke, por jo vetëm. Ky serial i bëri për vete të gjithë ata që e shikuan.

Për publikun shqiptarë ky serial u transmetua në ekranin e RTV 21. Pjesë e serialit ishte edhe Ebru Kocaaga në rolin e “Filizit”.

Ndonëse në këtë serial luante rol dytësor përkrah aktorit Kenan imrizalogliu, ajo u pëlqye mjaft shumë nga të gjithë.

Aktorja e cila u lind në Gjermani tani është 39 vjeçare dhe bukuria veç se i është shtuar, ani pse duket shumë ndryshe nga ajo që e keni parë në serial.

Ajo njihet për shumë role në seriale turke por famë më shumë i dha roli i “Filizit”.

39 vjeçarja nga martesa e saj me Hakan Mete Kutay ka një djalë, kurse tani ajo raportohet se është beqare.

Në vazhdim shikoni disa nga fotografitë për të kuptuar se si duket tani “Filizi”.

Komento: