Fillojnë punimet për asfaltimin e rrugës Junik-Rastavic

21:03 | 13 Maj 2024
fillojne-punimet-per-asfaltimin-e-rruges-junik-rastavic

Kryetari i Komunës së Jonikut, Ruzhdi Shehu ka njoftuar se kanë filluar punime për asfaltimin e rrugës Junik-Rastavic.

Rrugë kjo qe e lidhë Junikun me regjionin e Pejës dhe regjionin e Gjakovës por edhe me pjesën tjetër të Dukagjinit, shkruan Front Online.

Derisa, ky projekt realizohet në bashkëfinancim nga Komuna e Junikut dhe Ministria e Infrastrukturës.

Ky është njoftimi i plotë:
Sot kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës Junik-Rastavic. Ky projekt ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse rruga Junik-Rastavicë paraqet artieren kryesore me të cilën Juniku lidhet me regjionin e Pejës dhe regjionin e Gjakovës por edhe me pjesën tjetër të Dukagjinit.
Rruga Junik-Rastavicë është ndërtuar në vitin 1976 dhe pas një kohe kaq të gjatë kjo rrugë po shtrohet që nga fillimi në tërësi së bashku me infrastrukturën përcjellëse (zgjerimi i rrugës, trotuaret, ndriçimi dhe shtigjet për biçikleta) dhe në përputhje me standardet moderne rrugore.
Ky projekt realizohet në bashkëfinancim nga Komuna e Junikut dhe Ministria e Infrastrukturës.
Urime Junikut dhe junikasve.
R.Sh.

Komento: