Fillon asfaltimi i rrugës nën rrethrrotullimin e Lakrishtes në Prishtinë

16:45 | 07 Nëntor 2023
fillon-asfaltimi-i-rruges-nen-rrethrrotullimin-e-lakrishtes-ne-prishtine

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës nën rrethrrotullimin e Lakrishtes në Prishtinë.

Njoftimin e ka dhënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sipas së cilit rruga e re do ta shkarkojë komunikacionin në rrugët “Bill Klinton” e “Tirana”.

Derisa i njëjti ka shpërndarë edhe disa fotografi nga punimet në këtë rrugë.

“Po e asfaltojmë rrugën nën rrethrrotullimin e Lakrishtes, e cila do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Bill Klinton” e “Tirana”. Prishtina po frymon lirshëm!”, ka shkruar Rama.

Kjo rrugë do ta lidhë Lakrishten me Fushë – Kosovën, përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes./Front Online

Komento: