Fillon “fshesa” te Milan, dy lojtarë drejt largimit

14:54 | 25 Dhjetor 2019

Përveq blerjeve, Milan synon të i largojë edhe disa lojtarë.

Ndërsa tifozët e Milanit janë totalisht të përqendruar tek emrat e mundshëm që mund të përforcojnë ekipin e tyre në merkaton e janarit, me emrat e Tobidosë dhe Ibrahimoviçit në krye të preferencave, drejtuesit kuqezinjë lëvizin edhe në manovrat në dalje, ku një ndër emrat e sigurt duket ai i Fabio Borinit.

Sulmuesi, por që më së shpeshti te “Djalli” ka luajtur si mesfushor, përveç disa ofertave nga Anglia, me Uotfordin dhe Kristal Palasin në krye, dje ka marrë një ofertë zyrtare edhe nga italianët e Xhenoas.

Ndërkohë, një tjetër emër që pritet të largohet nga kuqezinjtë është edhe Rikardo Rodrigez. Pavarësisht lajmeve që e afrojnë më së shumti me gjermanët e Shalkes, mbrojtësi i majtë zviceran është telefonuar nga ish-trajneri Xhenaro Gatuzo, që t’i bashkohet te Napoli, një ofertë intriguese kjo edhe për vetë Rodrigezin, i cili është gati t’u thotë “po” të kaltërve.

Presidenti De Laurentis duket gati që t’i plotësojë disa dëshira në merkato strategut të tij të ri dhe për Gatuzon duket se Rodrigez është zgjedhja e duhur për korsinë e majtë, duke parë se Gulam vazhdon që të jetë i dëmtuar, ndërsa Mario Rui nuk e bind. Emri i tretë me valixhe në duar konfirmohet që të jetë Lukas Paketa, edhe pse për momentin, duket se kërkesa e Milanit prej të paktën 35 milionë eurosh për mesfushorin brazilian, duket e tepruar nga ana e drejtorit sportiv të francezëve, ish-it Leonardo.

Komento: