Fillon seanca e Kuvendit, Driton Selmanaj nuk merr pjesë

11:20 | 27 Nëntor 2020

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës.

Zv/kryeministri, Driton Selmanaj, nuk është parë të jetë i pranishëm në këtë seancë.

Mos-prezenca e tij vjen pas paralajmërimeve të VV-së se nuk do ta lejojnë atë në seancë.

Nuk dihet nëse më vonë gjatë ditës Selmanaj do të tentojë të hyjë brenda sallës së Kuvendit.

Vetëvendosje ndërkaq nuk ka bërë të ditura mënyrat se si do ta ndalojë Selmanajn.

Komento: