Fillon seanca, Nasim Haradinaj para Gjykatës në Hagë

15:18 | 29 Shtator 2020

Nis seanca, Nasim Haradinaj para Gjykatës në Hagë.

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj nënkryetarit të OVL-UÇK’së, Nasim Haradinajt para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.

Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Haradinaj është arrestuar para selisë së Televizionit T7 derisa po shkonte për të dhënë intervistë.

Pos Haradinajt është arrestuar edhe kreu i veteranëve, Hysni Gucati. Ai pritet të dalë para gjykatës me datë 1 tetor në ora 15:00.

Komento: