Filozofi kosovar tregon disa arsye pse shqiptarët nuk duhet të mbulohen – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Filozofi kosovar tregon disa arsye pse shqiptarët nuk duhet të mbulohen

16:09 | 23 Prill 2019

Filozofi i njohur kosovar, Blerim Latifi i cili njëherësh është këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka dhënë disa arsye pse femrat shqiptare nuk duhet ta mbulojnë fytyrën, përcjell ORAinfo.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Facebook, Latifi thotë se secili popull i ka traditat e tij morale, konceptet themelore përmes të cilave e bën dallimin midis të mirës dhe të keqës.

Andaj sipas tij, tek shqiptarët koncepti themelor i moralit është ‘koncepti i fytyrës’, duket aluduar në atë se shqiptarët nuk kanë arsye të mbulohen.

“Tek shqiptarët koncepti themelor i moralit është KONCEPTI I FTYRËS. Trajtat foljore të këtij koncepti janë : “me pasë ftyrë”, “me mbajtë ftyrën çelë”, “me qenë faqebardhë”, “me kqyrë tjetrin në sy”.

Prandaj, mbulimi i ftyrës, zezimi i ftyrës, mund të jetë gjithçka, veç traditë shqiptare jo.

Antishqiptare, 100 përqind!”, ka shkruar në Facebook filozofi kosovar, Blerim Latifi. Ai këtij përshimi ja ka bashkangjitur edhe një foto të një gruaje shqiptare, e cila shfaqet me veshje tradicionale shqiptare. /ORAinfo/

Komento: