Finalja e Conference League, njësia Speciale e Kosovës shkojnë në Tiranë

13:46 | 25 Maj 2022

Zyrtarë policorë nga Kosova kanë udhëtuar sot drejt Shqipërisë, e të njëjtit do të monitorojnë finalen e “Conference League” mes Romës dhe Feynenoord, e cila do të luhet në Tiranë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Kelani ka thënë se Policia e Kosovës referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, do të dërgojë disa zyrtarë policorë në Tiranë.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgojë disa zyrtarë policorë në Tiranë”, deklaroi ai.

Mësohet se do të jenë rreth 40 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

2 mijë e 800 efektivë të policisë shqiptare janë angazhuar në teren, në mënyrë që të garantojnë rendin dhe sigurinë për këtë kompeticion të rëndësishëm të Evropës.

Policia shqiptare ka informacione se nga çdo skuadër do të jenë 400-500 tifozë.

Komento: