Finalja ndaj Ath Bilbaos, a do të starojnë Pique dhe Griezmann?

19:48 | 17 Prill 2021

Pique dhe Griezmann pritet të startojnë ndaj Ath Bilbaos.

Barcelona do të përballet me Athletic Bilbao në kuadër të finales së Copa del Rey.

Barcelona do të përballet me Athletic Bilbaon në kuadër të finales së Copa del Rey, shkruan lajmi.net.

“Blaugranët” dëshirojnë fitore me çdo kusht pasi herën e fundit u mposhtën nga Bilbao.

Por, sipas të gjitha gjasave, Gerard Pique dhe Antoine Griezmann do të startojnë nga fillimi në këtë takim.

Pique nuk mundi të jetë protagonist as në “El Clasico” shkaku i lëndimit dhe Griezmann po vuan nga vendimet e Koeman.

Por, sipas “Sportes.com”, dyshja sonte do të fillojë takimin nga fillimi.

Komento: