Fiton Dortmund, shkon në finale të kupës së Gjermanisë

22:26 | 01 Maj 2021

Mposhtet Holstein, Dortmund – RB Leipzig do të jetë finalja e Kupës së Gjermanisë

Borussia Dortmund ka avancuar në finale të Kupës së Gjermanisë.

Dortmundi arriti të marrë fitore të thellë në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë ndaj skuadrës Holstein Kiel, shkruan lajmi.net.

Të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë, fillimisht Giovanni Reyna shënoi dy gola të shpejtë.

Reyna shënoi në min 16’ dhe 23’.

Marco Reus trefishoi avantazhin në min 26’.

Pas vetëm gjashtë minutash, Thorgan Hazard shënoi gol në min 32’ dhe goditjen e fundit e dha Jude Bellingham në min 42’.

Rezultati përfundimtar, Borussia Dortmund 5-0 Holstein Kiel.

Tani, Dortmund do të ketë punë me skuadrën e RB Leipzig në finale të Kupës së Gjermanisë

Komento: