Fiton Man Utd, avancon tutje në kuadër të FA Cup

23:22 | 09 Janar 2021

Man Utd fiton ndaj Watford.

Manchester United ka triumfuar ndaj Watfordit në kuadër të FA Cup.

“The Red Devils” ishin kërkues gjatë gjithë takimit, goli i parë erdhi shpejtë, transmeton lajmi.net.

Ishte i rikthyeri nga COVID-19, Alex Telles, i cili asistoi për Scot McTominay i cili shënoi në minutën e 5′ të ndeshjes.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Manchesterit.

Pjesa e dytë pati dinamikë të madhe pasi që Watford kerkonte të barazonte shifrat, por pa rezultat.

Ndeshja përfundoi me rezultat minimal 1-0 në favor të Manchester United.

Komento: