Fiton Reali, vazhdon garën për titull

22:55 | 01 Maj 2021

Reali nuk lë vend për gabime, triumfon ndaj Osasunas

Real Madridi ka arritur një fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 34-të të La Ligas.

“Los Blancos” duhej ta fitonin me çdo kusht për të mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion të La Ligas.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, pasi Osasuna luajti një ndeshje me taktika të papërshtatshme për Realin, shkruan lajmi.net.

Fillimisht ishte Eder Militao i cili zhbllokoi rezultatin në min 76’.

Pas katër minutash, Benzema dhuroi një asistim të mirë për Casemiron i cili shënoi në min 80’ paska me fat.

Këto gola mjaftuan për të marrë pikët e plota nga ky takim.

Tani Real Madridi ka 74 pikë dhe qëndron në pozitën e dytë, dy më pak se Atletico Madrid.

Komento: