Fjalimi i Memli Krasniqit pasi zgjedhet kryetar i PDK-së: Nuk do të jetë lehtë, por do t’ia dalim

14:25 | 03 Korrik 2021

Kryetari i posazgjedhur i PDK-së, Memli Krasniqi ka mbajtur një fjalim para delegatëve.

Ai thotë se do të ketë shumë sfida dhe pengesa, por me energjinë që kanë do t’ia dalin që t’i tejkalojnë të gjitha.

“Nuk kam fjalë që t’ua shpreh ndjenjën e falënderimit dhe përgjegjësis që kam ndaj jush ku ju sapo më mveshet me besimin që ua kërkova për të vazhduar rrugëtimin tonë të përbashkët për të shkuar në rrugën e dy liderëve tonë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Do t’ua shpërblej me punë e më përkushtim të pandalshëm. Do të kemi shumë sfida e pengesa dhe jam i sigurt që nuk do të jetë fare e lehtë, por unë e njoh vullnetin e partisë sonë, dhe duke bazuar në këtë energji të pashtershme do të ia dalim. Na prift e mbara”, tha Krasniqi.

Memli Krasniqi është zgjedhur sot Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, me votim të hapur. Ai ka qenë kandidati i vetëm për këtë pozitë.

Krasniqi ka marrë besimin e shumicës së delegatëve për të udhëhequr me PDK’në për katër vitet e ardhshme. Kundër kanë votuar shtatë delegatë.

Për shumë vite ai është marrë me muzikë dhe ka punuar në projekte të ndryshme muzikore, kryesisht si tekst-shkrues dhe si anëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”.

Rrugëtimin politik e ka filluar nga viti 2004.

Komento: