Flaka Loxha eliminon britaniken me IPPON, kualifikohet tutje

13:56 | 01 Maj 2021

Flaka Loxha është përballur në raundin e dytë me britaniken Stephanie Walker.

Loxha u tregua e suksesshme, duke fituar me IPPON ndaj britanikes dhe kësisoj u kualifikua në raudin tjetër.

Rrethin e parë Loxha e kaloi pa u ndeshur me askënd, ndërsa në rrethin e dytë eliminoi Stephanie Walker.

Në këtë Grand Slam të Zagrebit, Kosova është duke u përfaqësuar nga gjashtë xhudistë: Flaka Loxha (-57kg), Fationa Kasapi (-57kg) dhe Laura Fazliu (-63kg) do të ndeshen gjatë ditës së sotme, kurse nesër luftojnë Arbër Kullashi (-81kg), Shpati Zekaj (-100kg).

Komento: