Flet drejtori i Emergjencës së QKUK-së: Trupi i Sokol Halilit është sjellë pa shenja jete

16:46 | 02 Dhjetor 2022

Drejtori i Emergjencës së QKUK-së: Trupi i Sokol Halilit është sjellë pa shenja jete.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se i dyshuari për vrasjen e Hamide Magashit ka bërë vetëvrasje. Megjithatë trupi i tij është dërguar në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Ai është dërguar në Klinikën Emergjente në QKUK por aty ka mbërritur pa shenja jete.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express drejtori i Emergjencës Dr. Naser Syla.

“Po është sjellë në Emergjencë por ka qenë pa shenja jete”, ka deklaruar Syla.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje duke thënë se këto janë çështje të organeve të drejtësisë.

Sokol Halili dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij shtatzënë të mërkurën mbrëma në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, ku e ndjera ishte hospitalizuar në javën e fundit të shtatzënisë dhe priste të lindte fëmijën e saj.

Komento: