Flet Grenell, thotë se SHBA-të do të fokusohen në marrëveshjen politike Kosovë-Serbi, pas normalizimit ekonomik

23:05 | 07 Tetor 2020

Grenell ka thënë se pas normalizimit ekonomik, SHBA-të do të fokusohen në marrëveshjen politike Kosovë – Serbi.

I Dërguari Special i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell tha se SHBA-tëk anë qasje të ndryshme me të tjerët që merren me çështjen e Kosovës dhe nuk mund ta zgjidhin këtë.

Ai këto deklarata i ka bërë duke folur në lidhje me Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në kohët e fundit si mysafir i Konferencës së Udhëheqësve Serbo-Amerikan.

Në fjalimin e tij, Grenell deklaroi se qasja e administratës Trump është “së pari të krijojë kushte për përparim ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe pastaj të merret me çështje politike”.

“Unë i thash Vuçiq, na beso dhe na jep një shans, sepse kemi një qasje të ndryshme nga ata që merren me këto çështje për 30 vjet dhe se ata nuk mund t’i zgjidhin ato”, tha Grenell.

Grenell gjithashtu tha se përmes marrëveshjes së Uashingtonit dhe hapjes së zyrës së Korporatës Financiare të Zhvillimit Amerikan në Beograd, Uashingtonit po shtrin një dorë jo vetëm për akterët politikë, por edhe sektorin privat në Serbi që mund të ndihmojë në ndërtimin e marrëdhënieve më të forta midis Serbisë dhe Amerikës.

Komento: