Flet Ibrahimovic pasi doli pozitiv me koronavirus, tregon se si është gjendja e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Flet Ibrahimovic pasi doli pozitiv me koronavirus, tregon se si është gjendja e tij

18:20 | 24 Shtator 2020

Lojtari shumë i njohur, Zlatan Ibrahimovic ka dalur pozitiv me koronavirus.

Zlatan Ibrahimovic ka reaguar ashtu siç di vetëm ai, pas njoftimit se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Futbollistët e Milanit u testuan dy herë, dje dhe sot, para ndeshjes së sontme kundër Bodo/Glimt, në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Evropës.

Leandro Duarti rezultoi pozitiv me koronavirus gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot ishte Ibrahimovic ai që doli të ishte i infektuar, anipse dje ishte negativ.

38-vjeçari ka bërë një reagim në rrjetin social Twitter, ashtu siç di vetëm ai.

”Unë rezultova negativ për Covid dje dhe pozitiv sot. Pa asnjë simptomë. Covid kishte guximin të më sfidonte. Ide e keqe”, shkroi ai.

Kaq ka mjaftuar nga Ibra që statusi i tij të bëhet viral në rrjetet sociale.

Komento: