Flet Ministri Vitia: Deri në këtë datë s’do të ketë futboll

18:59 | 15 Maj 2020

Ministri Vitia ka treguar se deri me cilën datë nuk do të ketë futboll.

Gjatë ditës së sotme kryeministri në detyrë, Albin Kurti së bashku me ministrin e shëndetësisë, kanë mbajtur një konferencë për media.

Në këtë konferencë u fol shumë për situatën me pandeminë e koronavirusit, ndërsa ministri Vitia ka dhënë një lajm të keq për komunitetin sportiv.Sipas tij garat sportive në Kosovë nuk mund të nisin para 2 qershorit, shkruan KP.

Ai gjithashtu ka folur për takimin që ka pasur me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe me Federatën e Futbollit të Kosovës. Ka thënë se disa aktivitete bartin rrezikshmëri më të ultë se disa të tjera.

“Gjatë kësaj jave kemi pasur takime të shumta, jo vetëm me akterë të sportit por edhe me shumë akterë tjerë në mënyre se si ti qasemi dhe ti shohim këndvështrimet nga secila anë se si duhet ti qasemi fazës së dytë të hapjes se si do të fillon të hënën. Një nga këto takime ka qenë me KOK-un dhe FFK-në, ku kemi diskutuar se kur mund të hapen disa nga aktivitet sportive, të cilat në parim bartin rrezikshmëri më të ulët sesa disa aktivitet të tjera dhe gjatë këtij takimi, unë i falenderoj shumë edhe anëtaret edhe nga KOK-u edhe nga FFK, të cilët e kanë mirëkuptuar situatën dhe masat e deritanishme.Mirëpo fillimi i garave, jemi dakorduar edhe atë ditë, atë natë në fakt edhe me mirëkuptimin e të gjithë të pranishmëve se fillimi i garave në asnjë aktivitet sportiv para fazës së tretë, që i bie para 2 qershorit”, tha Vitia.

Kujtojmë që ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se nëse skuadrat nuk fillojnë të stërvisin deri më datën 18 maj, atëherë do të jetë e pamundur që kampionati të zhvillohet deri në fund.

Komento: