Flet trajneri i Çekisë: Do ta kemi shumë vështirë me Kosovën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Flet trajneri i Çekisë: Do ta kemi shumë vështirë me Kosovën

17:11 | 02 Shtator 2019

Me 7 shtator Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Çekisë.

Selektori i kombëtares së Republikës së Çekisë, Jaroslav Silhavy, ka dhënë komentet e tij, para ndeshjeve të shtatorit.

Republika çeke do të luajë dy ndeshje, por selektori i kësaj kombëtare është ndalur me theks të veçantë tek kombëtarja Dardane, pasi aty sheh konkurrencën më të madhe.

Udhëtimin e 7 shtatorit në ‘Fadil Vokrri’, Silhavy e sheh si shumë të vështirë, por beson se djelmoshat e tij mund t’ia dalin.

“Kemi rivalë sfidues. Në veçanti, Kosova – e cila është më së afërmi neve në renditjen tabelore – është shumë e rrezikshme. Por, unë besoj se ne do të mundë ta përballojmë këtë ndeshje”, tha Silhavy të hënën në një konferencë për media, përcjell lajmi.

Kosova në këtë sfidë do të futet pa disa prej emrave kryesorë të skuadrës, por kjo duket se nuk e bën më pak të frikshme në sytë e kundërshtarëve.

Komento: