Flet trimi nga Krusha e Madhe i cili i vetëm u përball me ujkun – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Flet trimi nga Krusha e Madhe i cili i vetëm u përball me ujkun

20:56 | 07 Korrik 2022

I vetëm u përball me ujkun, flet trimi nga Krusha e Madhe.

Enver Hoti ishte duke punuar në arën e tij kur u sulmua nga ujku. Komuna bën të ditur se janë angazhuar ekipet për t’iu shmangur rreziqeve, ndërsa T7 iu sjell rrëfimin e protagonistit

Enver Hoti, u përball me një ujk gjatë kohës që po lëvronte në arën e tij që gjendet në mes fshatrave Krushë e Nagavc.

Kjo tokë është planifikuar të mbillet me misër por puna mbeti në gjysmë, e krejt kjo për arsyet që tregon Hoti.

Nga gjithë kjo ngjarje ky banor u shqetësua shumë, megjithatë shpëtoi pa lëndime.

Mirëpo ky nuk është i vetmi që u frikësua nga kjo situatë.

Kjo rrugë në këtë fshat shërben edhe si shëtitore prandaj Bajram Krasniqi i cili jeton këtu, u shpreh se tashmë ju ka shtuar edhe një hall.

Për këtë ndodhi u informua edhe drejtori i Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Berat Duraku i cili bëri të ditur se janë angazhuar ekipet përkatëse.

Nga Komuna e Rahovecit u bë e ditur se më herët nuk kanë pasur rastet të tilla.

Komento: