“Folëm për të gjitha”, ambasadori francez tregon çfarë ndodhi në takim me Bislimin

20:42 | 17 Tetor 2022

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot janë takuar sot, ku sipas njoftimeve nga të dy, janë pajtuar për të gjitha temat që i kanë diskutuar.

Ambasdori Guerot ka njoftuar shkurt për takimin.

“Një bisedë shumë e mirë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në të gjitha cështjet e interesit të përbashkët. Në të gjitha”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, Bislimi ka dhënë më shumë detaje.

“Një diskutim i frytshëm me ambasadorin francez në Kosovës, Olivier Guerot. Shpreha vullnetin për ta vazhduar bashkëpunimin me ambasadën franceze, për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe projektet konkrete. Ambicia për integrime evropiane, ishte mes temave të diskutuara”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Gjatë ditës, Gazeta Express ka njoftuar për takimin, duke iu referuar një komunikate nga zyra e zëvendëskryeministrit, ku s’janë përmendur vizat. Jo më larg se javën që shkoi, Bislimi ka thënë se kushti i Francës që vizat Kosovës t’i hiqen pas hyrjes në fuqi të sistemit ETIAS është i papranueshëm për Kosovën.

Komento: