Forca e Sigurisë së Kosovës çminon dy mjete të pashpërthyera në Klinë e Gjakovë

12:12 | 08 Prill 2023

FSK-ja çminon nga një mjet të pashpërthyer në Klinë e Gjakovë.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka çminuar dy mjete të pashpërthyera, njërin në Volljakë të Klinës dhe tjetrin në Gjakovë.

Në Klinë një person e kishte gjetur mjetin e pashpërthyer derisa po punonte arën, ndërkaq në Gjakovë mjeti u gjet në një shtëpi të pabanuar.

Komento: