Forca të shumta të Policisë me armë të gjata, pamjet e fundit nga gjuajtjet me armë në Prishtinë

23:29 | 01 Shtator 2024
forca-te-shumta-te-policise-me-arme-te-gjata,-pamjet-e-fundit-nga-gjuajtjet-me-arme-ne-prishtine

Prishtina është tronditur nga gjuajtjet me armë zjarri që kanë ndodhur të dielën mbrëma në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, ku raportohet se janë plagosur disa persona.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitë policore si dhe autoambulanca.

TV Dukagjini raporton se një prej personave të dyshuarve i ka ikur policisë dhe ka lënë prapa motorrin.

Front Online ka pyetur Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës për këtë rast, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk janë përgjigjur.

 

Komento: