Forcat e Turqisë trajnojnë ushtarët e FSK-së

12:38 | 14 Dhjetor 2024
forcat-e-turqise-trajnojne-ushtaret-e-fsk-se

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Turqisë, instruktorë me përvojë kanë realizuar trajnim teorik e praktik në përgatitjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së.

Trajnimi u zhvillua për “Patrullimet Kufitare”.

Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, ushtarët realizuan demonstrim praktik në terren, në identifikimin e rrezikut gjatë patrullimeve dhe zgjedhjen e problematikave që dalin gjatë patrullimeve dhe menaxhimin e tyre.

Komento: