“Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës – komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, vizitë zyrtare në Turqi

19:08 | 21 Prill 2025
“forcimi-i-kapaciteteve-mbrojtese-te-kosoves-–-komandanti-i-fsk-se,-bashkim-jashari,-vizite-zyrtare-ne-turqi

Me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Metin Gürak, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Gjatë takimit me Gjeneral Gürak, është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, me theks të veçantë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së përmes trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave profesionale.

Në kuadër të kësaj vizite, Gjenerallejtënant Jashari është takuar edhe me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler.

Në këtë takim u rikonfirmua partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe mbështetja e fuqishme e Ankarasë për profesionalizimin e FSK-së. U diskutuan gjithashtu temat që ndërlidhen me blerjet ushtarake, zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe trajnimet e avancuara.

Bashkëpunimi me Republikën e Turqisë vlerësohet si thelbësor për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e saj në sigurinë rajonale dhe globale.

 

Komento: