Formacionet e mundshme, Barcelona- Dynamo Kiev

11:32 | 20 Tetor 2021

Barcelona dhe Dynamo Kiev me shumë mungesa – formacionet e mundshme.

Barcelona është nikoqir i Dynamo Kievit në përballljen që luhet në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të luhet në stadiumin ‘Camp Nou’ me katalunasit që shihen si favoritë në letër.

Për këtë sfidë, Blaugranasit do të jenë pa lojtarët si Pedri, Martin Braithwaite dhe Ronaldo Araujo që janë të lënduar, Eric Garica i suspenduar dhe Ousmane Dembele është në dyshime.

Në anën tjetër, Dynamo Kiev nuk mund të llogarisë në Ibrahim Kargbo, Vladyslav Kulach, Artem Besedin dhe Denys Popov që janë të lënduar, ndërsa Vladyslav Supriaga është në dyshime.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen, Alba, Pique, Lenglet, Roberto, Gavi, Busquets, De Jong, Ansu Fati, Sergino Dest, Depay.

Formacioni i mundshëm i Dynamo Kiev: Boyko, Mykolenko, Shabanov, Zabarnyi, Tymchyk, Sydorchuk, Shaparenko, Pena, Buyalskiy, Tsygankov, Garmash.

Komento: