Formacionet e mundshme të derbit italian: Napoli- Inter

14:10 | 18 Prill 2021

Napoli – Inter, formacionet e mundshme të derbit të javës në Serie A.

Napoli dhe Interi do të luajnë sot (e diel) në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 31-të në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafir të napolitanëve në ndeshjen derbin e cila vlen më shumë se tri pikë për të dyja skuadrat.

Ekipi i Antonio Contes synon fitoren e 12-të radhazi dhe distancimin e mëtejmë me ndjekësit në garën për titull, ndërsa ekipi i Gennaro Gattusos synon të ngjitet në ‘top 4’.

Ky takim pritet të jetë i zjarrtë nga ora 20:45, pasi të dyja skuadrat janë në formë të lartë dhe gjithmonë kanë dhuruar spektakël dhe ndeshja të forta mes vete.

Si Conte, ashtu edhe Gattuso pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme, duke pasur edhe disa rikthime si titullar për dallim nga ndeshjet e fundit.

Victor Osimhen ka të ngjarë të fillojë si sulmues i vetëm për Azzurrët me Dries Mertens në stol, ndërsa te Interi pritet që Lautaro Martinez ta zë vendin e Alexis Sanchez.

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani pritet ta nis ndeshjes si rezervist, ndërsa Elseid Hysaj është në balotazh me Mario Ruin për një vend titullari.

Formacionet e mundshme

Napoli (4-2-3-1): Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Demme; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Darmian; Lukaku, Lautaro.

Komento: