Formacionet e mundshme të derbit: Milan – Inter

10:53 | 07 Nëntor 2021

“Derby della Madonnina” – formacionet e mundshme – analizë – statistika.

Milani dhe Interi do të luajnë derbin e qytetit siç njihet “Derby della Madonnina”, në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A këtë sezon.

Milani ndan pozitën e parë me Napolin, duke u gjendur e dyta me pikë të barabarta me napolitanët – nga 31, gjersa Interi ndodhet në pozitën e tretë me 24 pikë të mbledhura.

Të rejat nga lëndimet e dy skudrave:

Theo Hernández u përjashtua me karton të kuq në Romë dhe do të humbasë derbin.
Brahim Diaz do të bëjë fillimin e tij të parë pas rikuperimit nga COVID-19.
Ante Rebic është rikthyer në stërvitje këtë javë dhe do të bëjë skuadrën e ditës së ndeshjes.
Interi pritet të luajë formacionin e tyre të rregullt fillestar, megjithëse Arturo Vidal është në garë për një vend.

Ecuria momentale e skuadrave:

Milani është në një ecuri prej gjashtë fitoreve radhazi në Serie A, gjersa Interi ka tri fitore, dy barazime dhe një barazim në gjashtë të fundit.

Fakte të ndeshjes:

AC Milan ka fituar 7 ndeshjet e fundit (Seria A).
Interi është i pamposhtur në 31 nga 33 ndeshjet e fundit (Seria A).
Interi ka shënuar të paktën 2 gola në 14 nga 16 ndeshjet e fundit (Seria A).
Interi ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit kundër AC Milan në të gjitha garat.
AC Milan ka mbajtur portën e pastër në 5 nga 7 ndeshjet e fundit në shtëpi (Seria A).

Përballjet direkte kokë-më-kokë në pesë ndeshjet e fundit:

Statistikat e përballjeve direkte të të gjitha kohërave:

Ky do të jetë derbi i 175-të mes dy klubeve, nga të cilët Interi ka fituar 67 ndeshje, kurse Milani 52
Zlatan Ibrahimovic ka shënuar dhjetë gola kundër Interit në të gjitha garat
Të dy skuadrat janë në top 4 për herë të parë që nga prilli 2011
AC Milan ende nuk ka humbur asnjë ndeshje në sezonin 2021-22 të Serie A
Interi ka mposhtur AC Milan në 6 nga 7 ndeshjet e fundit kokë më kokë, në të gjitha garat
Interi ka humbur vetëm dy herë në 33 ndeshjet e fundit në Serie A

Formacionet e mundshme:

Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Toure; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Diaz, Leao; Ibrahimovic.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Martinez.

Komento: