Formacionet e mundshme të derbit të javës në Serie A: Inter – Napoli

10:32 | 21 Nëntor 2021

Inter – Napoli, formacionet e mundshme të derbit të javës në Serie A.

Interi dhe Napoli do të luajnë sot (e diel) në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 14-të në Serie A.

Nerazurrët janë nikoqir të napolitanëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 18:00.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen nga një formë e mirë dhe synon fitoren para tifozëve vendas, për të zvogëluar diferencën me Napolin dhe Milanin në krye të tabelës.

Në anën tjetër, mysafirët e Luciano Spallettit nuk dinë ende për humbje dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive për ta mbajtur edhe pozitën e parë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë nga disa mungesa, por pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te vendasit nga minuta e parë do të luajnë Milan Skriniar, Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez, ndërsa te mysafirët Amir Rrahmani, Fabian Ruiz dhe Lorenzo Insigne.

Formacionet e mundshme

Inter: Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Correa, Lautaro;

Napoli: Ospina, Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Rui; Anguissa, Ruiz, Zielinski; Elmas, Osimhen, Insigne;

Komento: