Formacionet zyrtar, Genoa- Milan

20:05 | 01 Dhjetor 2021

Milani luan për tri pikë ndaj Genoas – formacionet zyrtare.

Në Stadio Luigi Ferraris zhvillohet ndeshja e xhiros së 15-të në Serie A ndërmjet Genoas dhe Milanit.

Rossonerët janë në vend të dytë në tabelë me tri pikë më pak se lideri Napoli dhe duan ta ngushtojnë këtë diferencë.

Genoa është në zonën e rrezikut, në vend të 18-të, me vetëm dhjetë pikë të fituara pas 14 javësh.

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv kundrejt taktikave të homologut Stefano Pioli që është trajner i ish-klubit të tij.

Formacioni startues i Genoas: Sirigu; Masiello, Vasquez, Vanheusden; Ghiglione, Sturaro, Badelj, Rovella, Cambaso; Ekuban, Bianchi.

Formacioni startues i Milanit: Maignan; Kalulu, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Kessie, Tonali; Messias, Brahim Diaz, Krunic; Ibrahimovic.

Komento: