Formacionet zyrtare: Juventus – Atalanta

17:06 | 27 Nëntor 2021

Juventus – Atalanta, formacionet zyrtare të super ndeshjes së javës në Serie A.

Juventusi dhe Atalanta kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.

Zonja e Vjetër është nikoqire e klubit nga Bergamo në takimin që pritet të zhvillohet në Allianz Stadium të Torinos me fillim nga ora 18:00.

Ekipi i drejtuar nga Massimiliano Allegri vjen në këtë ndeshje pas një formë pozitive me dy fitore radhazi në Serie A dhe synon të vazhdojë këtë seri.

Në anën tjetër, ekipi i Gianpiero Gasperinit gjendet edhe në formë më të mirë me katër fitore dhe dy barazime në gjashtë ndeshjet e fundit dhe ka udhëtuar për rezultat pozitiv në Torino.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht mungesave.

Te mysafirët nga minuta e parë luan shqiptari Berat Gjimshiti, teksa te vendasit starton Federico Chiesa.

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; McKennie, Locatelli, Rabiot, Chiesa; Dybala, Morata;

Atalanta: Musso; Toloi, Demiral, Gjimshiti; Zappacosta, De Roon, Freuler, Maehle; Pessina; Duvan Zapata, Malinovskyi

Komento: