Formacionet zyrtare: Juventus – Fiorentina

17:08 | 06 Nëntor 2021

Formacionet zyrtare: Juventusi për t’iu kthyer fitores, Fiorentina për vazhdimësi.

Juventusi dhe Fiorentina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Bianconerët janë nikoqir të klubit Viola në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 18:00.

Ekipi i Massimiliano Allegrit vjen nga një formë e dobët me një barazim dhe dy humbje në tri ndeshjet e fundit dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores.

Në anën tjetër, mysafirët janë në një formë të qëndrueshme së fundmi dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Juventus: Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Chiesa, McKennie, Locatelli, Rabiot; Dybala, Morata

Fiorentina: Terracciano; Odriozola, Milenkovic, Martinez Quarta, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Castrovilli; Callejon, Vlahovic, Saponara

Komento: