Formacionet zyrtare: Milan- Genoa

12:17 | 18 Prill 2021

Milani kërkon fitoren e radhës ndaj Genoas, formacionet zyrtare.

Milani është nikoqir i Genoas në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit italian, Serie A.

Rossonerët kanë mbetur mbrapa në luftën për titull, pasi duket se trofeu do të shkojë tek rivalët e qytetit Inter.

Gjithsesi skuadra e Stefano Piolit kërkon që të marrë fitore për të vazhduar luftën, derisa matematika ia lejon një gjë të tillë.

Milan synon që të marrë tri pikët në përballje me Genoan, pasi vetëm në këtë mënyrë do ta ruante pozitën e dytë në tabelë.

Në anën tjetër Genoa ende nuk është e qetë sa i përket mbijetesës dhe synon që të shkaktojë befasi në San Siro.

Formacionet zyrtare:

Milan: Donnarumma, Kalulu, Tomori, Kjaer, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie, Saelemaekers, Çalhanoglu, Rebic, Leao

Genoa: Perin, Goldaniga, Radovanovic, Masiello, Ghiglione, Strootman, Badelj, Zajc, Cassata, Destro, Scamacca.

Komento: