Formacionet zyrtare: Prishtina – Inter Escaldes

19:03 | 25 Qershor 2021

Prishtina – Inter Escaldes, formacionet startuese

Gjithçka është gati për ndeshjen finale të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve mes Prishtinës dhe Inter Escaldes.

Në paraqitjen e parë në parakualifikime për Ligën e Kampionëve, Prishtina e fitoi ndeshjen e parë ndaj ekipit kampion të San Marinos me rezultat 2:0.

Ndërsa tani do të kërkojnë triumfin ndaj kampionit të Andorrës, Inter Escaldes, i cili e mposhti në gjysmëfinale ekipin nga Ishujt Faroe, HB Torshavn me rezultat minimal 1:0.

Të dy ekipet tashmë kanë publikuar formacionet startuese.

Kujtojmë se me Inter Escaldes ishte përballur edhe Drita edicionin e kaluar, teksa e kishte mposhtur për t’u kualifikuar në finalen e raundit preliminar, finale e cila nuk u luajt për shkak të rasteve me koronavirus te gjilanasit. Si pasojë, Drita e kishte humbur ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0.

Komento: