Formacionet zyrtare: Roma- Atalanta

17:49 | 22 Prill 2021

Formacionet bazë: Sfidë interesante ndërmjet Romës dhe Atalantas.

Roma është nikoqire e Atalantas në Stadio Olimpico, ku zhvillohet ndeshja e xhiros së 32-të në Serie A.

Dhjetë pikë është diferenca ndërmjet këtyre skuadrave, ndërsa Giallorossët pozicionohen në vend të shtatë me 54 pikë dhe synon të përfshihen në zonën e Ligës së Evropës.

Atalanta është e katërta në renditje (me 64 pikë) dhe nuk dëshiron që t’i afrohet Napoli që ka katër pikë më pak, po ashtu në rast të fitores mund ta kalojë Juventusin që ka një pikë më shumë.

Përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Paulo Fonseca dhe Gian Piero Gasperini, të cilët i kanë gati formacionet për këtë sfidë.

Formacioni startues i Romës: Pau Lopez; Mancini, Cristante, Ibanez; Karsdorp, Villar, Veretout, Calafiori; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko.

Formacioni startues i Atalantas: Gollini; Gjimshiti, Romero, Palomino; Mahle, De Roon, Freuler, Gosens; Ilicic, Malinovskyi; Duvan Zapata.

Komento: