Formacionet zyrtare të derbit në Serie A: Juventus – Inter

17:18 | 15 Maj 2021

Juventusi ndeshet me Interit, në përballjen e vlefshme për javën e 37-të në Serie A.

Për “Bianconerët” kjo ndeshje është jetë a vdekje, pasi mund të mbahet gjallë shpresa për kualifikim në Ligën e Kampionëve, ndërsa për “Nerazzurrët” nuk ka ndonjë rëndësi dhe presioni për ta nuk ekziston pasi ata kanë siguruar titullin kampion, shkruan lajmi.net.

Si asnjëherë më parë, Juventusi ka skuadrën e kompletuar pa lëndime, ndërsa për Interin, Kolarov dhe Vidal mungojnë. Sidoqoftë, Antonio Conte ka zgjedhur formacion të fortë pavarësisht se Interit nuk i duhet një fitore e domosdoshme.

Formacionet zyrtare të klubeve.

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Kulusevski, Ronaldo.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Eriksen, Brozovic, Darmian; Lautaro Martinez, Lukaku.

Komento: