Formacionet zyrtare të finales së Ligës së Evropës, Inter- Sevilla

20:25 | 21 Gusht 2020

Sevilla dhe Inter luajnë për trofeun e parë sezonal, formacionet zyrtare të finales së Ligës së Evropës.

Sevilla dhe Inter e kanë përfunduar sezonin pa trofe në Spanjë respektivisht në Itali.

Por dy skuadrat kanë mundësi ta shpëtojnë sezonin, pasi përballen në finalen e Ligës së Evropës dhe do të luftojnë për trofeun e parë sezonal.

Finalja e madhe e Ligës së Evropës do të luhet në Rhein Energie Stadion të Kolnit.

Deri në finale, Sevilla eliminoi skuadra të mëdha si Roma, Wolverhampton Wanderers dhe Manchester United.

Nga ana tjetër Inter u përballë me Getafen, Bayer Leverkusenin dhe Shakhtar Donetskun të cilat i eliminoi.

Dy skuadrat më parë janë përballur vetëm një herë në një ndeshje miqësore në vitin 2008 që përfundoi pa gola 0-0.

Tanimë dy trajnerët, Antonio Conte dhe Julian Lopetegui kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë finale të madhe.

Formacionet zyrtare:

Sevilla: Bono Navas, Kounde, Carlos, Reguilon, Fernando, Jordan, Banega, Ocampos, Suso, De Jong.

Inter: Handanovic, Godin, De Vrij, Bastoni, D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young, Lukaku, Lautaro.

Komento: