Formacioni i Shqipërisë kundër Islandës, ka plot ndryshime – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Formacioni i Shqipërisë kundër Islandës, ka plot ndryshime

12:40 | 10 Shtator 2019

Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Islandës, ka befasi në sulm.

Sot në orën 20:45 Shqipëria pret në “Elbasan Arena” përfaqësuesen e Islandës në ndeshjen vendimtare për fatet e kualifikimit në Euro 2020.

Pas humbjes 4-1 përballë Francës, trajneri Edi Reja ka zgjedhur të bëjë 6 zëvendësime për ndeshjen e sotme ndaj Islandës.
Siç edhe e paralajmëroi gjatë konferencës së djeshme, që nga kapiteni Mavraj dhe deri në sulm priten të tjerë futbollistë për t’i dhënë ekipit energji të reja për sfidën vendimtare.

Gjashtë futbollistë pritet të jenë ndryshe nga përballja e fundit me Francën. Në stol do të ulen Mavraj, Roshi, Abrashi, Ramadani, Uzuni dhe Balaj. Mavraj i lë vendin Dermakut në qendër të mbrojtjes.

Skema e lojës është sigurisht e njëjta, 3-5-2, por me Lenjanin dhe Hysajn nga krahët, bëhet fjalë për një ekip që do të ketë jo vetëm detyra mbrojtëse, por edhe qartësi dhe agresivitetin e duhur për të sulmuar vazhdimisht. Trajneri ka vendosur që në linjën e majtë të rikthejë titullar Ermir Lenjanin, futbollisti që po kalon formë të shkëlqyer në Zvicër.

Hysaj në të djathtë dhe Gjimshiti e Ismajli do të mbajnë peshën e prapavijës, përpara Thomas Strakoshës. Në mesfushë, trajneri duket se ka vendosur të konfirmojë titullar vetëm Keidi Baren, për të cilin shprehu elozhe edhe pas Francës. Përkrah fierakut, Gjasula dhe Memushaj pritet të kenë peshën e vendosjes së ekuilibrave.

Në sulm, pritet autori i golit të nderit Sokol Cikalleshi dhe sulmuesi që vjen me dy gola radhazi me kuqezinjtë. Përkrah tij, Manaj duket i avantazhuar, duke marrë në konsideratë edhe energjitë që shpenzuan dyshja Balaj-Uzuni në transfertën franceze.

‘Panorama Sport’ ka publikuar formacionin e mundshëm të Shqipërisë:

Komento: