Formacioni se si mund të luajë Milani ndaj Beneventos

21:55 | 30 Prill 2021

Mediat në Itali kanë zbuluar pak nga formacioni i Milanit për ndeshjen e ditës së shtune ndaj Beneventos.

Alessio Romagnoli, Rafael Leao dhe Zlatan Ibrahimovic do të rikthehen në formacionin startues, shkruan IndeksOnline

‘Sport Italia’ raporton se Simon Kjaer dhe Davide Calabria janë në dyshim për t’u paraqitur, pasi ata kanë disa simptoma të gripit. Nëse rikuperohen me kohë, ata do të fillojnë.

Më poshtë edhe formacionin e mundshëm të Milanit ndaj Beneventos:

G. Donnarumma; Kalabria, Kjaer, Romagnoli, Theo; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic.

Komento: