Foshnjës 13-ditëshe ia merr jetën koronavirusi

10:00 | 19 Qershor 2020

Koronavirusi i merr jetën foshnjës 13-ditëshe.

Një lajm tragjik vjen nga Britania e Madhe, ku mediat vendase kanë raportuar se një foshnjë 13-ditëshe ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Nuk dihet nëse fëmija i sapoardhur në jetë kishte sëmundje të tjera të trashëguara ose bashkëshoqëruese, ndërsa mendohet se është viktima më e re në moshë e koronavirusit në Britaninë e Madhe.

Kjo ngjarje vjen pasi pak ditë më parë Spitali i Fëmijëve në Sheffield konfirmoi vdekjen e një vogëlushi, i cili u shtrua në spital në gjendje kritike për jetën.

Spitali, i cili nuk ka konfirmuar moshën e fëmijës, tha se viktima u testua pozitivisht për Covid-19, por shkaku i vdekjes nuk ishte përcaktuar ende.

Në 24 orët e fundit, në spitalet angleze u konfirmuan zyrtarisht 62 viktima si pasojë e koronavirusit.

Foshnja 13-ditëshe ishte viktima e vetme e regjistruar nën moshën 20-vjeç nga vdekjet e 24 orëve të fundit prej Covid-19.

Komento: