
Disa fotografi të vjetra të protestave të vitit 1992 në Prishtinë, të realizuara nga fotoreporteri Ilir Bylykbashi janë shpalosur në T7.
Në një fotografi të vjetër shihen dy ish-presidentët e vendit, Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu duke protestuar së bashku.
Në pankartën të cilën e mbante Thaçi shkruante ‘Rrnoft Universiteti i Kosovës’. Para Thaçit, shihet Fatmir Sejdiu.
Në këtë fotografi shihet edhe ish-rektori i Universiteti të Prishtinës, Mujë Rugova.
