Franca në panik për koronavirusit, merret ky vendim për ndeshjet e futbollit

18:02 | 09 Mars 2020

Virusi kinez, koronavirusi, po përhapet me shpejtësi edhe në Francë.

Kampionati francez i futbollit ka marrë një vendim të rëndësishëm në kuadër luftës kundër përhapjes së Coronavirusit.

Derisa në shumë vende po luhen ndeshjet kampionale pa praninë e tifozëve, e në disa vende janë anuluar xhirot, në Francë është marrë një vendim më specifik.

Ligue 1 ka vendosur që të limitohet numri i tifozëve deri në një mijë, transmeton lajmi.net.

Ky vendim është marrë nga Roxana Maracineanu, që është në krye të Ministrisë së Sportit të Francës.

Gjithçka erdhi pas një takimi ku u diskutua për një plan që të luftohet përhapja e Coronavirus.

Komento: