Po luhet ndeshja në Francë.
Një situatë skandaloze ka ndodhur sonte në Francë, para fillimit të ndeshjes Francë – Shqipëri.
Në kohën kur duhet intonuar himnet e kombëtareve, kur ishte radha për atë të Shqipërisë, muzikë e panjohur dëgjohej në sfond për lojtarët ‘Kuqezi’.Sipas një gazetari të ‘BeIN’, ishte himni i Andorrës ai që ishte lëshuar për kombëtaren e Shqipërisë, transmeton lajmi.
Skandali nuk përfundoi këtu, për të vazhduar me spikerin e stadiumit.Kërkim falje për gabimin erdhi, por ajo kërkim falje shkoi për Armeninë, duke mos u përmendur askund emri i Shqipërisë, veprim që gjithashtu nxiti reagime të tifozëve shqiptarë në stadium.Aktualisht, Shqipëria po pëson me rezultatin 2:0.